Lëvizte me armë zjarri, arrestohet 17-vjeçari në Shkodër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Gusht 2021, 10:09
Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës për shkak se është kapur me armë zjarri.
Blutë bëjnë me dije se "si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacionit të marrë në rrugë operative se një i mitur qarkullonte me armë zjarri me vete, nga shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 17 vjeç, banues në lagjen “Kongresi i Permetit”, Shkodër."
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë i gjetën në trup një armë zjarri pistoletë me fishekë luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme për veprën penale “Armëmbajtja pa leje.”
