Berat: 24 vjeçari plagoset me armë afër xhamisë pak para mesnatës

Një 24 vjeçar u plagos mbrëmjen e sotme në rrethana ende të paqarta në  në lagjen "Deshmorët e Kombit", pranë Xhamisë në Berat.

Mësohet se i riu është paraqitur në spitalin e Beratit për ndihmë mjekësore.

Nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar, ku për arsye hetimi nuk mund të bëhet me dije identiteti i tij, njofton policia e qytetit.

Vijon puna intensive për kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Djali është identifikuar me inicialet T.F dhe është plagosur me armë zjarri.