Salianji publikon videon dhe numëron faktet si Rama shkatërroi çdo vlerë dhe largoi 500 mijë shqiptarë

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji,  në një reagim ndaj deklaratave të kryeministrit Rama për strehimin e afganëve thotë se njeriu që shpopulloi vendin ka guximin dhe flet për vlera dhe dhembshuri për afganët.

Në një video të publikuar në facebook, Salianji i kujton Ramës sulmet me gaz ndaj qytetarëve, aferat me korrupsionin dhe kriminalizimin e shtetit.

"Ka paturpësinë dhe guximin të dërdëllisë për vlera, modeli i antivlerave, i plaçkitjes së shqiptarëve e korrupsionit kapilar, kapjes dhe kriminalizimit të shtetit, shkatërrimit të bashkëjetesës demokratike, zgjedhjeve të lira, njeriu që përzuri 500 mijë shqiptarë dhe varfëroi miliona të tjerë" shkruan ai.