Vazhdon "loja" e fermerëve me zjarret, flakët shkrumbojnë 2 ha të mbjella në Berat
Nga Marko Diko Përditësimi i fundit 18 Gusht 2021, 19:00

Një zjarr është shfaqur mesditën e sotme në fshatin Starovë, ish-komuna Velabisht në Berat. Zjarri ka rënë shumë pranë parcelave me të mbjella, pemë frutore dhe vreshta.
I favorizuar nga era, zjarri ka marrë përmasa të mëdha.Menjëherë janë njoftuar reparti zjarrfikës të cilët kanë vënë në kontroll flakët duke bërë të mundur shuarjen e tij brenda pak minutash.
Megjithatë dëmet janë të konsiderueshme, 2 hektarë të shkrumbuara me të mbjella, dru frutorë, shkurre e ferra.
Dyshimet janë se zjarri të jetë vendosur nga vetë fermerët për të djegur barishtet por që më pas u ka dalë jashtë kontrollit.
Nuk është hera e parë që kjo zonë përfshihet nga zjarri i vënë nga vetë banorë në mënyrë të pakujdesshme.

