Dogana greke me një sportel, radhë dhe pritje të gjata në Kapshticë
Nga Iris Rezhda Përditësimi i fundit 18 Gusht 2021, 19:21
Rradhë e gjatë mjetesh në doganën greke, në pikën kufitarë të Kapshticës. Prej më shumë se 2 orësh, drejtuesit dhe pasagjerët kanë pritur në radhë për të kaluar doganën greke.
Shkak është bërë puna vetëm me një sportel. Ndërkohë që situata nuk konsiderohet si normale nga udhëtarët për shkak të temperaturave të larta.
Nga pala shqiptare po punohet me 3 sportele në hyrje dhe 3 në dalje.

