Kampionët e Simeones e nisin me fitore. Atl Madrid kalon provën e Celta Vigos

Kampionët e Simeones e nisin me fitore. Atl Madrid kalon provën e
Një transfertë e vështirë për të konfirmuar ambiciet e Alt. Madrid. Kampionët në fuqi të La Ligas, e nisin me fitore kampionatin teksa mposhtën Celta Vigon 2-1 në një fushë ku gjithmonë kanë vuajtur.

Me Luis Suarez në stol, heroin për "los colchoneros" e bëri Angel Correa me dy gola personal duke i dhënë 3 pikë të rëndësishme Simeones dhe një fillim të mbarë.

Që në 23', Correa pas një kombinimi perfekt me Lemar, konkretizoi me një gjuajtje jashtë zone ndërsa në 55', Celta Vigo barazoi me penallti me Aspas.

Për të vulosur tre pikët mendoi sërish Correa i cili në 64' sërish në zonë u tregua tepër i ftohtë për t'i dhënë avantazhin dhe 3 pikët Atleticos.

Një fitore e vështirë por që tregon edhe njëherë se Atletico Madrid niset absolusisht si favoriti kryesor për të fituar dhe mbrojtur titullin këtë vit në La Liga.