Pochettino entuziazt për yjet: Tani duhet t'i bëjmë një ekip të bashkuar për të fituar

PSG bëhet gati për ndeshjen e dytë në kampionat por të parën para publikut që do të rikthehet në "Parc des Princes".

Mauricio Pochettino foli në një konferencë shtypi në vigjilje të kësaj sfide ku ai nuk dëshiroi të komentonte komentet e Nasser Al-Khelaïfi për Kylian Mbapé por padyshim që u ndal në afrimin e Lionel Messit.

"Ardhja e Leos ka shkaktoi të njëjtin reagim edhe për ne ashtu si tr lojtarët. Të gjithë e ndiejmë atë entuziazëm dhe energjnë pozitive. Si trajner, gjithmonë duam të kemi lojtarët më të mirë për të përmirësuar ekipin. Duhet të nënvizojmë punën e jashtëzakonshme të klubit dhe Leonardos për të na sjellë një lojtar të këtij niveli. Ne jemi të lumtur nga ardhja e Leos, e dimë se çfarë përfaqëson ai si lojtar".

Më i kujdesshëm u tregua Pochettino teksa nuk dha asnjë indikacion për një datë të mundshme të debutimit në fushë për Messin teksa zbuloi edhe objektivin e tij.

"Objektivi është t'i bëjmë bashkë këta lojtarë yje në nivel skuadre. Është një sfidë e madhe dhe ne do të duhet të gjejmë një mënyrë për të punuar së bashku dhe për të krijuar një dinamikë ku të gjithë mund të gjejnë rolin e tyre. Nëse nuk luajmë së bashku si grup dhe nuk punojmë shumë, do të jetë e vështirë të luajmë ashtu siç duam. Duhet të jemi në gjendje të ndjejmë në çdo kohë se jemi një ekip kërkues dhe i bashkuar", përfundoi trajneri argjentinas.

Gjithsesi, të gjithë po presin për Messin por do të jetë e vështirë që ai të luajë në "Parc de Princes" dhe vetem javen e ardhshme mund ta shikojmë në stol.