Liverpool e nis Premier League me "përforcimin" e mbrojtjes. Van Dijk rinovon deri në 2025

Vetëm pak orë para se Liverpool të nisë sezonin e ri në Premier League, "The Reds" sigurojnë mbrojtjen për sezonet e ardhshme duke zyrtarizuar rinovimin me Virgil Van Dijk.

Mbrojtësi holandez, ai që ishte ndër më të rëndësishmit në vitin e titullit për Liveepool por që sezonin e kaluar e humbi për një dëmtim të rëndë, ka hedhur firmën në kontratën e re me Liverpool deri në vitin 2025.

Një lider i mbrojtjes e jo vetëm, lider i ekipit brenda dhe jashtë fushe, Van Dijk konfirmohet tashmë edhe si futbollist për shumë sezone të tjera duke i dhënë vazhdimësi projektit me Klopp në krye.

"Jam shumë i lumtur që do të mund të vazhdojmë gjithë punë e mirë të bërë deri tani me Liverpool. Kam luajtur disa miqësore që më kanë ndihmuar të rigjej ritmin e ndeshjes, ndaj besoj se jam gati për fundjavën, por vendimi i takon trajnerit. Mezi pres të shpërblej në fushë besimin e klubit”, u shpreh mbrojtësi holandez që me shumë mundësi do të promovohet edhe kapiten i The Reds.

Ndërkohë që Van Dijk është rinovimi i radhës te Liverlpool që pak ditë më parë zgjsti edhe kontratat e Arnold, Alisson dhe Fabinho.