Rishfaqet pas dy muajsh mungesë. Ibrahimoviç në formë e gati për tê debutuar me Milanin

Zlatan Ibrahimovic duket jashtëzakonisht në formë. Pas dy muajsh mungesë për shkak të një dëmtimi që e mbajti larg prej dy muajsh e për më tepër e la jashtë Kampionatit Europian me Suedinë, sulmuesi suedez ka rigjetur fushën e blertë.
39 vjeç por me fizikun e një 25 vjecari, Zlatan u shfaq për herë parë në stërvitje për sezonin e ri me Milanin. Sigurisht jo në grup me lojtarët e tjerë por për të bërë një punë atletike që do ta shtyjë në kapjen e formës optimale dhe më pas të stërvitet plotësisht me skuadrën.
Ibrahimoviç duket i paduruar për të luajtur sërish me fanellën kuqezi dhe kush e njeh mirë karakterin e tij, e kupton që suedezi nuk është nga ata që dorëzohen lehtësisht.
Gjithsesi te stafi teknik i Milanit ka një kujdes të vecantë dhe një maturi rreth Ibrës pasi nuk duan ta nxisin rikthimin në fushë për të shmangur të tjera probleme fizike të bomberit suedez. E sigurtë është mungesa e tij në ndeshjen e parë, dhe ndoshta në të dytën në Serinë A mund të jetë në stol.
