Një zjarr i madh përfshin Kepin e Rodonit, flakët rrezikojnë edhe banesat

Një zjarr i madh ka përfshirë ditën e sotme kodrat te Kepi i Rodonit në Durrës.

Mësohet se flakët në këtë zona kanë rënë para pak minutash dhe se po vënë në rrezik edhe banesat aty pranë.

Ndërkohë, për shuarjen e flakëve janë paraqitur në vendngjarje 3 zjarrfikëse.

Nga ana tjetër janë nën kontroll 2 vatrat në Kepin e Rodonit, ku njëra ishte afër zonës së njohur si Bova dhe tjetra  në Shetaj.

Kurse vatra që ndodhet në ish-Marina akoma nuk është fikur sepse është terren vështirë. 

Fatmirësisht, deri me tani nuk raportohet për dëme në ndërtesa apo në njerëz.

Flakët e zjarri janë duke u favorizuar edhe nga era, duke bërë që të përhapen me shpejtësi.

Një zjarr i madh përfshin Kepin e Rodonit, flakët rrezikojnë