“Përsëri bashkë”, Neymar i uron mirëseardhjen Messit, poston momentet e veçanta nga Barcelona
Merr fund dhe saga Messi. Sulmuesi argjentinas dhe Paris Saint Germain kanë arritur akordin më në fund pas shumë ditësh bisedimesh madje edhe dyshimesh ku u përfol edhe për një kundërofertë nga Barcelona.
I pari që i uroi mirëseardhjen ishte sportisti brazilian Neymar.
29-vjeçari mirëpriti argjentinasin 34-vjeçar përmes një historie që postoi në Instagram.
“Së bashku përsëri”, shkroi në anglisht për mikun e tij “për katër vjet (2013-2017) në Barcelonë, ndërsa në sfond ishin momentet festive të të dyve në Blaugrana.
Siç mësohet, Messi do të ketë një page neto të garantuar prej 25 mln Euro, ndryshe nga ç’u raportua për 35 apo 40 mln Euro por ndërkohë bashkë me bonuset e përfshira, paga e ish numrit 10 të Barcelonës mund të arrijë në 35 mln Euro në vit.
