Mbërrijnë në Shqipëri 56,160 vaksina të tjera, Rama: Vaksinohuni sa më parë!

Kanë mbërritur edhe 56,160 doza të vaksinës Pfizer në vendin tonë ditën e sotme.

Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Rama përmes një postimi në Facebook duke shkruar se numri total i tyre ka shkuar në 1,755,570.

Ai ka bërë apel që qytetarët të vaksinohen sa më parë në qendrën e tyre shëndetësore në pikën më të afërt të vaksinimit.  

Rama: Edhe 56,160 vaksina Pfizer i shtohen sasisë së vaksinave AntiCovid duke e çuar në 1,755,570 numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri. Një ftesë për çdo qytetar për të shfrytëzuar muajin e hapur të vaksinimit masiv: Vaksinohuni sa më parë në qendrën tuaj shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Mbroni shëndetin dhe jetën. 1,248,205 vaksinime të kryera deri tani.