U njohën në Instagram, motoristët nga Gjermania e Çekia aventura me shqiptarët në bjeshkët e Kosovës e Shqipërisë

U njohën nëpërmjet postimeve të aventurave në Instagram të grupit Motocross Theranda djemve nga Suhareka e Kosovës.

Petr Schëeiner, Milan Makula, Jakub Bezstarosta nga Çekia dhe Marco Kiederle nga Gjermania vendosën që për një javë të bëjnë një tur adrenaline në bjeshkët e Kosovës dhe Shqipërisë, ata bashkë me grupin nga Kosova ka realizuar ngjitjen ne majën e Korabit.

Grupi Çeko-Gjerman erdhën në Kosovë në fillim të gushtit ku po realizojnë disa ture në Kosovë dhe Shqipëri

Ata janë të mahnitur me pamjet që kanë bjeshkët e Kosovës dhe Shqipërisë, Restelica, Shtegu i Ngjyrave dhe Korabi janë destinacionet kryesore që kanë realizuar mes për mes 3 kufijve shtetërorë Kosovë -M e Veriut -Shqipëri

Ata vlerësojnë shumë mikpritjen e Popullit të Kosovës dhe Shqipërisë.

U njohën në Instagram, motoristët nga Gjermania e Çekia