Mbërrijnë në Shqipëri edhe dy helikopterët holandezë, ndihmë për shuarjen e zjarreve

Ashtu sikurse ishte lajmëruar edhe më herët kanë mbërritur edhe dy helikopterët nga qeveria Holandeze në vendin tonë.

Holanda dha dy helikopterë për Shqipërinë si një ndihmë lidhur me situatën e vështirë që po përballet Shqipëri me zjarret në të gjithë territorin e vendit.

Ndërkohë, pak me herët mbërriti nga Çekia dhe helikopteri i parë në ndihmë të vendit tonë për të përballuar situatën me zjarret.

Ambasadori i Çekisë në Tiranë, Jaroslav Ludva  i ka dorëzuar autoriteteve helikopterin dhe tha se ndihma nga Çekia për shuarjen e flakëve do të zgjasë një javë.

Këta helikopterë vijnë si ndihmë nga vendet evropiane, pas kërkesës që bëri vendi ynë për shkak të mungesës së helikopterëve për luftuar zjarrin, duke pasur në posedim vetëm një të tillë dhe 2 për operacione civilësh.

Mbërrijnë në Shqipëri edhe dy helikopterët