Makina përplas 68-vjeçarin në Fushë Krujë, autori largohet nga vendi i ngjarjes

Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme, 6 gusht në fshatin Kamera, Fushë-Krujë.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:40, ku një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. L., rreth 68 vjeç.

Makina është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa 68-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin me mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.