Xharra: Rama po punon kundër Kosovës, gabim që nuk u kalua marrëveshja Kosovë-Serbi në kuvend

Në një intervistë për RTV Ora, gazetarja Arbana Xharra u shpreh se Për shkak të raportit më Kosovës, Serbia sot është më larg me BE-në dhe se nuk ka asnjë përmirësim mes me Kosovës e Serbisë.

Ajo tha se Rama po bën marrëveshje me Serbinë që janë kundër Kosovës, kur në këto momente ai duhet të jetë me i afërt me Kurtin dhe jo Vuçiçin.

Xharra: Për shkak të raportit më Kosovës, Serbia sot është më larg me BE-në. Nuk kemi asnjë përmirësim mes dy shteteve. Minishengeni sa ka me larguar BE-në nga Ballkani. Për mua një nismë e tillë është në disfavor tonin, sepse Serbia nuk ka një pozicion të qartë mes BE-së dhe Rusisë, ndërsa ne e kemi një qëndrim të qartë. Serbia nuk tenton që të integrohet në BE -ara  Kosovës sepse do të dalin telashe më të mëdha. Afrimi i Shqipërisë më Vuçiçin në këtë moment kur kemi telashe të mëdha me Serbinë, dhe kur del Rama me të me këto marrëveshje që janë kundër Kosovës, realisht janë për të ardhur keq. Më vjen mirë që kemi një reagim të masës dhe gjeneratave të reja. Rama nuk po punon në favor të Kosovës. Në këtë moment ai duhet të jetë me i afërt me Kurtin dhe jo Vuçiçin.

Xharra shtoi se Unë e kam përshëndetur marrëveshjen në Uashington mes Kosovës e Serbisë dhe është kërkuar që të zbatohet edhe nga administrata Biden.

Prandaj tha ajo mos votimi i rezolutës për respektimin e kësaj marrëveshjeje në Kuvendin e Kosovës ishte dicka e gabuar.

Xharra: Unë e kam përshëndetur marrëveshjen në Uashington mes Kosovës e Serbisë dhe është kërkuar që të zbatohet edhe nga administrata Biden. Prandaj e gjykoj si të gabuar mos kalimin e saj në kuvendin e Kosovës. Serbia e ka refuzuar këtë marrëveshje sepse nuk do ta dërgojë ambasadën e saj. Ndërkohë Kosova nuk duhet të sillet kështu, sepse meqë Serbia është tërhequr nga marrëveshja, i duhej lënë Serbisë. Le të merrej ajo me Uashingtonin, jo të merremi ne me Bidenin. Të mos harrojmë se Biden mbajti një fjalë vetëm për ne si shtet. Për mua mos votimi i kësaj rezolute është një gabim i madh.