Aksident në autostradën Levan Vlorë, humb jetën një grua
Një e moshuar ka humbur jetën në një aksident në autostradën Levan-Vlorë mbrëmjen e së premtes.
Mësohet se viktima është rreth 70-vjeçe me origjine nga fshati Aliban i Vlorës.
Me perime në duar ajo ka tentuar të kalojë autostradën në kahun tjetër të rrugës, kur është përplasur nga mjeti i drejtuar nga 68-vjeçari Agim Manati.
Fatkeqësisht e moshuara nuk i ka mbijetuar goditjes duke ndërruar jetë menjëherë.
Teksa grupi hetimor ka filluar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariatin e policisë së Vlorës për të dhënë sqarime të mëtejshme rreth aksidentit.
Autostrada Levan-Vlorë është kthyer në një burim aksidentesh, edhe për shkak të pakujdesisë së drejtuesve të mjeteve, apo edhe për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara.
Kujtojmë se rreth 1 muaj më pare në këtë aks rrugor u shuan të 4 anëtarët e familjes Gusho, vetëm 1 kilometër larg aksidentit ku humbi jetën 70-vjeçarja mbrëmjen e së premtes.
