Zv. ambasadori amerikan, Smith: BKH-ja do t’i tregojë Shqipërisë se askush nuk është mbi ligjin
BKH do të tregojë se askush nuk është mbi ligjin. Ky është mesazhi i parë i dhënë nga zëvendësambasadori i SHBA, e për këtë ai ka zgjedhur të flasë në ditën kur FBI certifikoi hetuesit e parë. Sipas tij reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, por tani po shihen rezultatet
Zëvendës ambasadori nis takimet aktivitetin e parë zyrtar në Shqipëri numri dy i Ambasadës Amerikane, zëvendësambasadori Demian Smith zgjodhi ta zhvillonte me anëtarët më të rinj të byrosë kombëtare të hetimit.
Në ceremoninë e certifikimit të tyre ai u kujdes të theksonte se koha e pandëshkueshmërisë së të pasurve dhe të fuqishmëve ka përfunduar.
Institucionet e reja të drejtësisë tha ai do të tregojnë se askush nuk është mbi ligjin dhe se ai zbatohet njësoj për të gjithë.
“Reforma në drejtësi në Shqipëri nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por ju e bëni sepse është e vështirë. Dhe tani po shohim rezultate. Të gjitha institucionet e krijuara nga miratimi i Reformës në Drejtësi në vitin 2016 janë tashmë plotësisht funksionale.”
Përfundimin e trajnimit nga FBI dhe diplomimin e hetuesve të rinj të BKH-së, diplomati e cilësoi një hap të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Vetëm me BKH-në, me të gjithë ju, SPAK-u do të jetë një sukses i potë. Partnerët tuaj rreth e rrotull botës mund të hedhin dritë mbi aktorët e këqij, por do të jetë SPAK-u që do të bëjë punën e vështirë: hetimin dhe ndjekjen penale, duke punuar dorë për dorë për të përmbysur korrupsionin dhe krimin e organizuar.”
Nga 700 kandidatë vetëm 27 ja dolën të përzgjidhen dhe t`i nënshtrohen trajnimit të FBI-së. Tashmë të diplomuar ata do të punojnë pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit ku pritet të hetojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar.
