I dërguari i Vatikanit mesazh rinisë shqiptare: Qëndroni larg drogës, veseve e korrupsionit
Në Kallmet të Lezhës u përkujtua 30 vjetori i takimit në Vatikan mes Papa Gjon Palit të dytë dhe Monsinjor Nikoll Troshanit, ipeshkvi i vetëm katolik që kishte shpëtuar gjallë nga diktatura komuniste, asokohe 76 vjeç.
Mesha e shenjtë e organizuar për këtë rast u drejtua nga i dërguari i Vatikanit Kardinal Ernest Troshani, kushëriri i Monsinjorit të ndjerë.
Kardinali bëri thirrje për një shoqëri pa vese ndërsa adresoi disa mesazhe për rininë.
"Të largohen nga droga, imoraliteti, korrupsioni, të këqijat imorale, të duan Zotin, tjetrin dhe të fitojnë jetën," tha ai.
Ipeshkvi i Lezhës Otavio Vitale vlerësoi sakrificën e kardinalit në mbrojtjen e fesë katolike.
"Tregoi gjithmonë dashuri dhe kujdes për popullin tonë shqiptar."
Ceremonia përkujtimore, ku morën pjese përfaqësues të klerit katolik dhe banorë të zonës u organizua nga Selia e Shenjtë e Vatikanit.
