Veliaj merr rolin e doktorit, i përvishet epidemiologu Muka
“Për të marrë pjesë në koncerte apo aktivitete masive publike në Tiranë duhet të jesh i vaksinuar, për të mos rrezikuar jetën e të tjerëve," kështu deklaroi kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Epidemiologu Taulant Muka me anë të një postimi në Facebook ka thënë se ky qëndrim jo vetëm që nuk është i bazuar në të dhëna shkencore, por mund të sjellë ndasi shoqërore, probleme etike dhe ekonomike.
Muka e ka ftuar kryebashkiakun në një bashkëbisedim shkencor për t'i shpjeguar qëndrimin e tij.
"Z. Veliaj e mirëpres për një bashkëbisedim shkencor për t’i shpjeguar pse ky qëndrim jo vetëm nuk është i bazuar në evidencën e fundit shkencore, por mund të sjellë ndasi shoqërore, probleme etike dhe ekonomike.
I ka pare z. Veliaj të dhënat e reja nga Britania që tregojnë sesi të vaksinuarit dhe jo të vaksinuarit kanë të njëjtën dozë virale?
A e di z. Veliaj se çfarë do të thotë kjo? A e di z. Veliaj se një përqindje e madhe e popullatës e ka kaluar tashmë infeksionin, dhe sipas studimeve te fundit, doza virale gjatë ri-infeksionit është më e ulët sesa doza virale kur infektohesh pasi e ke marrë vaksinën? A e di z. Veliaj se çfarë do te thotë kjo?
Ne jemi mësuar të kopjojmë, por harrojmë se kopja pasuron të huajt dhe varfëron shoqërinë shqiptare," shkruan Muka në Facebook.
