Zjarret/ Peleshi: Këto janë zonat ku FA po luftojnë ende nga toka e ajri për shuarjen e flakëve

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur më herët gjatë ditës se në 11 ditë janë shuar 163 vatra zjarri në vend. Megjithatë, disa të tjera mbeten ende aktive.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi me anë të një postimi në Facebook bëri me dije se Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera të Mbrojtjes civile janë duke punuar nga toka e ajri për neutralizimin e vatrave të cilat mbeten ende aktive.

"Vazhdon lufta me flakët – Në këto momente Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera të Mbrojtjes civile, nën koordinimin e AKMC janë duke punuar nga toka e ajri për izolimin dhe neutralizimin e flakëve në  Karaburun, Rips (Vlorë), Gadurove-Selite (Mallakastër), Thirë (Lezhë), Margegaj, Theth (Tropojë), Vërmosh (Malësi e Madhe). Në të gjithë territorin në këtë moment nuk ka kërcënime në jetë dhe në banesa," shkruan zoti Peleshi.

Zjarret/ Peleshi: Këto janë zonat ku FA po luftojnë ende nga toka

Zjarret/ Peleshi: Këto janë zonat ku FA po luftojnë ende nga toka