Vasili: Çfarë pret drejtësia e re të veprojë kundër horrave si Lame që shpërdorojnë detyrën

Pas Partisë Demokratike, edhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me deklaratat e kreut të Kadastrës, Artan Lame për përgjimet e publikuara.

Vasili shkruan në Facebook se çfarë pret drejtësia e re që të veprojë kundrejt Lames që e shpërdoron detyrën ditën për diell.

Vasili: Ky palaço shpërdoron detyrën ditën për diell! Ç'pret "drejtësia e re" qe te veproje ndaj këtyre horrave, qe e kane kthyer shtetin dhe zyrat e tij ne kuplara mashtrimesh me qytetaret e thjeshte dhe hallet e tyre. Ja ky është surrati i zi i 25 prillit te shkatërruar nga këta.