Situata me zjarret, mbërrin nga Çekia helikopteri i parë
Ka mbërritur nga Çekia helikopteri i parë në ndihmë të vendit tonë për të përballuar situatën me zjarret.
Ambasadori i Çekisë në Tiranë, Jaroslav Ludva i ka dorëzuar autoriteteve helikopterin dhe tha se ndihma nga Çekia për shuarjen e flakëve do të zgjasë një javë.
"Koha është e përcaktuar, por do shikojmë nëse situata është serioze do shikojmë nëse do qëndrojmë më shumë. Kapaciteti i helikopterit është 1000 litra. Ne kemi punuar bashkë me BE dhe jemi gati sepse e dimë që situata është agravuar në Vlorë. Nesër do nisemi për të ndihmuar dhe shpresoj që situata të jetë më mirë. Kemi komunikuar me ministrinë e Jashtme shqiptare dhe me Emergjencat Civile. Në fillim ishte kërkesa e qeverisë shqiptare e cila ka kërkuar 2 helikopterë," tha ambasadori.
Helikopteri do të nisë punë ditën e nesërme, ndërsa priten edhe 2 helikopterë që do të vijnë nga Holanda.
Shefi politik i delegacionit të BE, Alexis Hupin, nga Rinasi tha se ndihma që vjen nga Bashkimi Europian është shenjë e solidaritet evropian.
"Kjo është një shprehje e solidaritet të Bashkimit Evropian dhe duam t’i qëndrojmë në krah të Shqipërisë në këto momente. Jemi këtu për të mbrojtur jetët e njerëzve që po preken nga këto zjarre dhe gjithashtu bukurit e natyrës shqiptare. Nesër fillon puna me helikopterin. Mbi 50 veta që vijnë në Shqipëri bashkë me 2 helikopterët," tha Hupin.




