Alarm në Fier! Qindra ton mbetje marrin flakë, tymi toksik “pushton” qytetin, shikoni videon

Situatë alarmante po përjeton qyteti i Fierit, pasi fusha e mbetjeve ka marrë zjarr prej mesditës së të martës, 27 korrik. Flakët, të cilat kanë dalë tanimë jashtë kontrollit, janë përhapur në një sipërfaqe të madhe, ndërsa më shqetësuese është situata me tymin, i cili ka mbuluar tërësisht zonën përreth fushës së mbetjeve por edhe qytetin.

Përdorimi i maskës për shkak të Covid 19 nuk është tanimë i detyrueshëm në rrugë, por qytetarët e Fierit duhet të mbajnë maskë këto ditë për shkak të djegjes massive të mbejteve urbane.

Këto pamje vijnë ngë fusha e mbetjeve në Fier.

Zjarri i rënë në zonë që nga mesdita e së martës, po përhapet nag ora në orë.

Shtëpitë e banuara në zonë janë mbuluar tërësisht nga tymi.

Dhe rrugët e qytetit të Fierit kanë qenë të pushtuara nga tymi toksik që ëshët duke u përhapur në zona të shumta.

Qytetarët shpehen të alarmuar nga situata.

"Nuk hap dot derën e ballkonit, sëmundje është. Mjegull, mbyllëm dyer e dritare."

"Nuk hap dot dyer e dritare, të helmon. Si era e korrentit të djegur."

Zjarrfikësit e Fierit së bashku me disa ekskavatorë janë duke punuar për shuarjen e flakëve por deri më tani asgjë nuk është vënë nën kontroll.