Shqipëria pa fat në peshëngritje, Briken Çalja mbetet pa medalje për 1 kg
Shpresat e mëdha për Shqipërinë ishin te Briken Çalja i cili në peshëngritje mund t’i afrohej zonës së medaljes, të paktën edhe vendin e tretë në podium që në fakt nuk ndodhi kështu.
Peshëngritësi kuqezi garoi në baterinë kryesore për peshën deri në 73 kg dhe nuk e nisi mirë që në stilin e shkëputjes ku gaboi me peshën e parë prej 151 kg teksa e kaloi me sukses të dytën po me këtë peshë dhe në fund dështoi me 155 kg.
Me këtë paraqitje, Çalja mbeti jashtë zonës së medaljes dhe për stilin e shkëputjes u rendit i shtati në total. Për të kuptuar diferencën e madhe, mjafton të shikojmë kinezin Shi Zhiyong i cili vendosi rekord të ri olimpik me 166 kg të ngritura.

Ndërkohë në shtytje, sportisti ynë bëri shumë më mirë me 190 kg të ngritur në provën e tretë teksa në të parën kaloi 184 kg dhe në të dytën dështoi me 188 kg.
Me proven e kaluar, Çalja u ngjiti në vendin e tretë në baterinë A por fatkeqësisht për një kg më shumë humbi zonën e medaljes, atë të bronzit pasi nga Bateria B, ishte egjiptiani Abdullah që kishte ngritur në total 342 kg ndërsa sportisti ynë 341.
Mbyllet kështu pa fat kjo aventurë për Briken Çaljan teksa kinezi Shi Zhiyong bëri ligjin teksa theu rekordin botëror dhe olimpik në dygarësh me 364 kg, një garim më vete për të, pa asnjë rival në lartësinë e tij.
Lidhur me renditjen e Çaljes reragoi edhe presidenti Meta, duke shkruar se ai ishte vetëm për 1 kg larg medaljes olimpike.
