Hyri ilegalisht nga Greqia dhe tentoi të shmangë kontrollin me 20 euro, shoqërohet në polici

Një 26-vjeçar është shoqëruar nga policia në pikën kufitare të Kapshticës pasi ka tentuar të korruptojë punonjësin për shmangur kontrollin.

Shtetasi K. D., 26 vjeç, banues në fshatin Labinot, Elbasan, gjatë kryerjes së procedurave të regjistrimit në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në momentin kur punonjësi i Policisë i ka kërkuar pasaportën, ai ia ka dhënë atë, me një kartëmonedhë të prerjes 20 euro në brendësi të saj, me qëllim përshpejtimin dhe shmangien e procedurave të kontrollit të dokumentacionit për kalimin drejt tokës shqiptare, pasi kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimit Financiar-Ekonomik pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, kanë shoqëruar 26-vjeçarin K. D., për veprime të mëtejshme.