VIDEO/ Lëkundjet e tërmetit trembin pushuesit në Shëngjin, druhen të hyjnë në banesa, qëndrojnë jashtë

Lëkundjet e tërmtit kanë trembur dhe pushuesit në plazhin e Shëngjinit. Ata kanë zgjedhur të kalojnë pak kohë jashtë godinave.

Edhe në qytetin e Lezhës janë vënë re qytetarë që kanë dalë jashtë banesave të tyre të trembur duke zgjedhur të qëndrojnë pak kohë jashtë.

Tërmeti ka pasur një magnitudë të shkallë Rihter 3.6 sipas IGJEUM me një thellësi prej 11 km.

Epiqendra ka qenë vetëm 3 kilometra larg Lezhës, në detin Adriatik.


Nga tërmeti fatmirësisht nuk ka pasur as dëme materiale, por ka zgjuar tek njerëzit frikën e tërmetit të 26 nëntorit 2019.