Fier: Benzi del nga rruga, vdes 19 vjeçarja, djali pasagjer në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Korrik 2021, 00:13
Një 19 vjeçare humbi jetën ndërsa një 21 vjeçar ndodhet nën kujdesin e mjekëve pasi makina në të cilën udhëtonin ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar.
Aksidenti ndodhi rreth orës 22:35 minuta të 27 korrikut, në by passin e Fierit në fshatin Pojan.
Policia e qytetit informon se humbi jetën rrugës për në spital 19 vjeçarja e identifikuar me inicialet Xh.M ndërsa djali i identifikuar me inicialet S.Xh ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Policia informon se makina tip Benz, drejtohej nga vajza ndërsa djali ishte pasagjer në makinë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.