Ndërtimet tek burimi i Sinecit/ Banorët: Sundon padrejtësia mbi drejtësinë, po na marrin ujin që ushqehemi
Prej më shumë se tre muajsh banorët e fshatit Lumas në Kuçovë po protestojnë kundër ndërtimit të një ujësjellësi tek burimi i Sinecit.
Edhe të martën, ata kundërshtuan punimet që vijojnë pavarësisht se çështja është në Gjykatën e Vlorë por edhe në SPAK.
Të revoltuar, banorët thonë se padrejtësia po sundon mbi drejtësinë.
“Nuk ka drejtësi këtu, sundon padrejtësia mbi drejtësinë. Ne nëse do e durojmë këtë, na kjo do vuajnë shumë dhe brezat e ardhshëm.”
Ata shprehen se uji i Sinecit është i vetmi burim jetese.
“Kemi ardhur të mbrojmë ujin që na ushqen, mbajmë frymën gjallë, është pikë turistike”
Të gjendur në këto kushte protestuesit i bëjnë apel për ndihmë Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela.
“Prokurori i përgjithshëm t’i hip makinës dhe ta shikojë, se çfarë po ndodh”.
Banorët shprehen se veç ujit që do u merret, aty po dëmtohet edhe zona e mbrojtur.
“Kërkojmë mosvënien dorë te zona e mbrojtur, prishjen e vlerave turistike të Sinecit, prishjen e shtratit të lumenjve”

