E rëndë në Durrës! 21-vjeçari rrëzohet nga pallati, niset me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës.

Një 21-vjeçar, identifikuar si Xh.R ka rënë nga pallati në lagjen nr.1.

I riu është nisur me urgjencë drejt spitalit, ndërkohë nuk dihet gjendja shëndetësore e tij. 

"Më datë 27.07.2021, në orën 22:40, në lagjen nr.1, Durrës, në një pallat dyshohet se ka rënë nga lartësia shtetasi Xh. R., 21 vjeç, banues në Durrës, u cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve."- njofton policia. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.