Operacioni tek "Vorri i Bomit", I iku policisë pas thirrjeve për të dalë nga makina
Mes personave të arrestuar gjatë operacionit të djeshëm tek "Vorri i Bomit" në Tiranë është edhe Gazmir Cani, 26 vjeç. Ai dyshohet se është djali i cili ka qenë në drejtimin e makinës dhe ka refuzuar të ndalojë në momentin kur i ka shkuar policia afër.
"Ai ka kundërshtuar urdhrin e punonjësve të Policisë për të ndaluar për verifikim e tij dhe është larguar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë informon policia e Tiranës, sot më 28 korrik 2021
Ndaj tij rëndon vepra penale “Kundërshtimi i punonjësve të policisë”.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kilogramë e 128 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe ka arrestuar 5 persona, përkatësisht Gentian Kore, 47 vjeç, Taulant Çoku, 34 vjeç, Altin Gega, 28 vjeç dhe Erjon Prengaj, 32 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.
.

