Raporti OSBE/ ODIHR Shano: Mos kini iluzion se rrëzon zgjedhjet e 25 prillit, PD ka probleme me ofertën politike

I ftuar në RTV Ora, eksperti i ekonomisë Dritan Shano u shpreh se raportet e OSBE/ODIHR shërbejnë si një rekomandim për zgjedhjet e ardhshme.

Sipas Shanos, raporti prek shumë gjëra dhe bën publike gjëra duke tentuar që t'i frenojë këto fenomene në zgjedhjet e ardhshme

Shano: Raportet e OSBE/ODIHR shërbejnë si një rekomandim për zgjedhjet e ardhshme, por ndryshimet ndodhin dhe bëhet nga aktorët e brendshme. Nuk duhet të kemi iluzione që ky raport do të rrëzojë zgjedhjet. Gjetjet e këtij raporti kanë vlerë, por ne jemi konsumatorë të rinj të demokracisë. Ne kemi një lidership vertikal në vend, që janë Rama dhe Basha. Këtu bëhet sikur po zgjidhen çështje dhe raport pas raporti ne bëjmë sikur përmirësojmë gjërat. Kështu bëhemi konsumatorë të demokracisë.

Ato që janë evidentuar në raport për 25 prillit, janë fushat e përmirësimit të ardhshëm dhe kjo gjë duhet të bëhet nga të dyja palët. Raporti prek shumë gjëra dhe bën publike gjëra duke tentuar që t'i frenojë këto fenomene. Ky është roli i këtyre raporteve. Çdo vend ka probleme me zgjedhjet. Sigurisht që raportet kanë qenë negative dhe me sugjerime edhe kur PS-ja ka qenë në opozitë. Raporti konfirmon ato që janë evidentuar nga PD-ja në fushatën zgjedhore.

 

Shano shtoi se PD ka probleme me ofertën tonë programore dhe komunikimin, duke thënë se këto probleme nuk janë zgjidhur.

Shano: Sigurisht që debati dhe sfidat vazhdojnë, edhe pse Basha u mundua që tí vërë një kapak me disa procese si zgjedhjet në parti dhe organizma. Por në thelb problemi mbetet që është përfaqësimi i shqiptarëve. Ne kemi probleme me ofertën tonë programore dhe komunikimin. Ne kemi një komunikim që i ngjan atij të Ramës. Këto probleme nuk janë zgjidhur dhe nuk e di se çfarë opozite të fortë do të bëjë Basha kur ne kemi dalë nga Kuvendi dhe kemi bërë demonstrata.