Zbardhen emrat e 4 të ndaluarve në operacionin e "Varrit të Bamit", kokaina ishte fshehur brenda picave
Janë zbardhur emrat e të shoqëruarve në operacionin e sotëm antidrogë në zonën e "Varrit të Bamit"në kryeqytet.
Sipas policisë, operacioni ka nisur pas dyshimeve mbi një automjet tip “Volvo” që efektivët e kanë mbajtur nën mbikëqyrje.
Ndërkohë, të shoqëruarit janë Erjon Prengaj, Altin Gega dhe Gentjan Kore i cili është konstatuar në lulishten afër automjetit tip “Volvo”.
Po ashtu është shoqëruar edhe Taulant Çoku, i cili ka qenë në këmbë, në trotuar pranë automjetit tip “Volvo”.
Altin Gega ishte personi i cili pavarësisht thirrjeve të policisë për të dalë nga automjeti, e refuzoi dicka të tillë, madje i dha gaz makinës duke u larguar nga vendi i ngjarjes.
Po ashtu, në afërsi të këtyre personave ka qenë dhe një shtetas i pa identifikuar nga ana e policisë i cili kishte në dore dy kuti si ato të picave.
Gazetari i Ora Neës, Elton Qyno bëri me dije se në një nga kutitë e picave ka pasu lëndë narkotike gjë të cilët agjentët e kanë pikasur dhe më pas kanë ndërhyrë.
Në njërën nga dy kutitë e është konstatuar lëndë narkotike kokainë ku pas peshimit rezultoi me peshë të përgjithshme 1.128 kg.

