Aksident në Lungomare, plagoset drejtuesi i motoçikletës, niset me urgjencë në spital

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Lungomare pranë zonës së Ujit të Ftohtë.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se një automjet që po lëvizte me shpejtësi, ka goditur një motoçikletë.

Mësohet se drejtuesi i motoçikletës është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës ndërsa ai i automjetit është shoqëruar në komisariatin e Vlorës.

Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po merret me hetimin  dhe rrethanat e aksidentit.