Ndihen lëkundje tërmeti në Lezhë, epiqendra në Adriatik

Ndihen lëkundje tërmeti mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës.

Tërmeti ka pasur një magnitudë të shkallë Rihter 3.6 sipas IGJEUM me një thellësi prej 11 km.

Tërmeti e ka pasur epiqendrën vetëm 3 kilometra larg Lezhës, në detin Adriatik.

Nga tërmeti nuk raportohen dëme materiale, ndërkohë vetëm disa persona kanë dalë jashtë banesave të tyre nga frika.

Ndihen lëkundje tërmeti në Lezhë, epiqendra në Adriatik