Puset në Kombinat rrezik për këmbësoret

Këto puse gjenden në zonën e “Misto Mames” në Tiranë dhe vijojnë deri në Kombinat.

Kanë shumë vite, edhe pse janë shqetësuese për kalimtarët pushteti lokal ende nuk i ka dhënë një zgjidhje këtij problem.

Të vendosura prej vitesh me një tabelë “rrezik pus i thellë”, Bashkia ende nuk dihet se çfarë plani konkret ka për këto puse.

Këmbësorët janë të ekspozuar  çdo ditë të ekspozuar ndaj rrezikut, pasi vendosja e tyre në mes të rrugës i detyron këmbësorët të devijojnë drejtim.

“Po këto po na pengojnë shumë. Përplasen njerëzit. Është skandal, si kanë lejuar të bëhem këto puseta, zënë rrugën.”- shprehen më tej qytetarët.

Përgjegjës bëjnë kryebashkiakun Veliaj.

“Këto puset kanë gati që kur ka ardhur Erion Veliaj. Përse i ka bërë, apo i ka marrë paret në Bashki”.- thonë ata.

Kërkojnë marrjen e masave.

“Ti heqë sa më parë.Të eliminohen këto puseta. Të hapet trotuari.”- shprehen ata.

Të tilla puse janë vendosur me qëllim që Tirana të furnizohej me ujë 24 orë, por duket se këto puse e kanë humbur qëllimin pasi Tirana me 24 orë ujë duket se është ende një plan i largët.