Investimet vetëm në qendër, ana tjetër e Vlorës ku Rama ishte deputet për 8 vite
Duke qenë edhe deputet i Vlorës për 8 vite, kryeministri Edi Rama ka promovuar qytetin bregdetar si një nga më të bukurit në vend.
Miliona euro kanë shkuar në disa kantiere të hapura në formë investimesh, që nga Lungomarja e deri tek zona historike e sheshi i Flamurit, që qyeti që vizitohet nga mijëra turistë vendas e të huaj të ngjajë sa më bulur.
Por kur flasim për investimet, duket se të gjitha janë shpenzuar për atë që duket, qendrën.
Vetëm 5 kilometra larg qendrës, situata është krejt tjetër.Kjo është pamja që ofron Vlora tjetër. Goma makinash, kartonë, plastikë, inerte, e mbeturina që digjen në çdo orë të ditës në të dy anët e rrugëve të ngushta. Në atë që njihet si zona e Serave.
Rrugët janë të pashtruara, e kanalet e mëdha me ujra të zeza jo vetëm që të ofrojnë një pamje aspak të këndshme, por rrezikojnë edhe jetën e banorëve.
"Është aq keq sa edhe natën nuk shkon dot."
"Ndotjen e kemi pjesë tonën."
Ndriçimi nuk ekziston përgjatë lagjes, e shërbimi i pastrimit nuk bëhet, thuajse kurrë.
"Nuk kanë sjellë kazanë për mbeturina, i hedhin këtu dhe mbushet kanali. Në vend që të jetosh 80 vjeçe nuk shkon as 60."
Banorët e zonës thonë se situata më e rëndë bëhet gjatë dimrit, për shkak të reshjeve dhe baltës që e bën rrugën e pakalueshme.

