Ryshfet 20 euro policit në Kapshticë për të shmangur kontrollin, shoqërohet 29-vjeçari
Goditet një rast i korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike në pikën kufitare të Kapshticës.
Policia ka shoqëruar për veprime të mëjetshme një 29-vjeçar nga Maliqi pasi i ofroi ryshfet policit për të shmangur procedurat e kontrollit.
"Punonjësit e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë kryerjes së proceduarave të regjistrimit të shtetasve që kalojnë kufirin, kanë goditur një rast të korrupsionit. Shtetasi P. L., 29 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, gjatë kryerjes së procedurave të regjistrimit në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në momentin kur punonjësi i Policisë i ka kërkuar pasaportën, ai ia ka dhënë atë, me një kartëmonedhë të prerjes 20 euro në brendësi të saj, me qëllim përshpejtimin dhe shmangien e procedurave të kontrollit të dokumentacionit për kalimin drejt tokës shqiptare".
Sipas policisë, i riu kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme nga Maqedonia, drejt Greqisë.

