Konflikti për pronën nxeh gjakrat në Mat, vëlla e motër arrestohen për dhunimin e familjarëve

Një konflikt pronësie midis dy familjeve në Mat gati sa nuk ka përfunduar me pasoja të rënda.

Policia e Klosit ka arrestuar motër e vëlla për ushtrim dhunë ndaj dy familjarëve të tyre, të cilët kanë marrë dëmtime të lehta.

"Shërbimet e Postës së Policisë Klos, pas njoftimit të marrë së në fshatin Bërshi, kishte një konflikt të ashpër për motive pronësie mes dy familjeve, dhe se gjatë konfliktit po ushtrohej dhunë fizike, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.Falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të policisë, u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve N. D., 45 vjeç dhe S. S., 49 vjeçe (motër e vëlla), banues në fshatin Bërshi, bashkia Klos. Shtetasi N. D, e shtetasja S. S, janë konfliktuar për motive pronësie dhë më pas kanë goditur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj familjarëve të tyre shtetasve H.D, dhe Xh.D, të cilët kanë marrë dëmtime të lehta".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprën penale “Dhunë në familje”.