Tentuan të marrin peng një person në makinë, pranga dy të rinjve në kryeqytet
Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi kanë tentuar të marrin peng një person.
Ngjarja sipas policisë ka ndodhur për motive të dobëta. Të arrestuarit kanë tentuar të marrin me forcë në makinë, shtetasin L. S.
"Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim, shtetasit: A. M., 27 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” dhe E. C., 23 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë tentuar të marrin me forcë në makinë, shtetasin L. S".
Ndërkohë në rrugën “Frosina Plaku”, 32-vjeçari G. Dh ka denoncuar në polici se i kanë vjedhur banesën. Sipas policisë, dyshohet se i kanë vjedhur një shumë parash dhe disa sende me vlerë. Nga uniformat blu po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Me pranga në duar, shoferi i autobusit ku humbën jetën 10 persona
26 Korrik, 14:51
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

