Varianti Delta: 21 raste në Shqipëri, 9 në spital. Të hospitalizuarit nuk ishin të vaksinuar

Në Shqipëri janë konfirmuar 21 raste infeksioni me koronavirus variantin Delta.

"Nga këto 13 kanë shkaktuar vatra familjare që tregon se ka infektueshmëri të lartë" u shpreh drejtoresha e ISHP-se, Silva Bino sot në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, ku nuk ndryshuan masat kufizuese por u nënvizua domosdoshmëria e mbajtjes së maskave anticovid në ambiente të mbyllura.    

Në spitalin Covid 1 ndodhen të shtruar 9 pacientë të cilët janë të infektuar me varianin Delta të koronavirusit.  

"Situata e gjendjes në spital reflekton prirjen me shtimin e rasteve dy dhe tre javët e fundit, sëmundja nuk po reflektohet me forma të rënda, forma vdekjeprurëse" u shpreh doktor Dhimitër Kraja. 

Pacientëve që u është dashur të marrin kujdes spitalor nuk kanë qenë të vaksinuar.

" Nuk janë pacientë që janë vaksinuar më parë, apo kanë kaluar sëmundjen. Në përjashtim të një rasti, i cili ka bërë vetëm një vaksinë, nuk ka vazhduar të bëjë dozën e dytë. Mosha e të sëmurëve vazhdon të jetë ajo që ka qenë dhe 2 apo 3 javët e fundit, mbi 69 deri në 72 vjeç. Situata gjithsesi është e mirë, nuk kemi pasur raste të rëna, nuk ka pasur vdekje.

“Gjendja e tyre e përgjithshme është e kënaqshme, pavarësisht se ka diferenca nga rasti në rast.  Nuk janë pacientë që janë vaksinuar më parë, apo kanë kaluar sëmundjen" tha doktor Dhimitër Kraja.

Ndërkohë që nga personat e identifikuar me variantin Delta janë dhe

2 raste nga Mbretëria e Bashkuar

2 raste nga Gjermania

1 rast nga Çekia

1 rast nga Spanja

1 rast nga Maqedonia

1 rast nga Pakistani.. ka qenë pa shenja klinike

A kanë qenë të vaksinuara dhe me çfarë vaksinash?

6 raste kanë qenë të vaksinuar.

Dy raste kanë qenë të vaksinuara në muajin prill me Astra Zeneka në Mbretërinë e Bashkuar

Dy raste me vaksinën Phizer me një dozë të vaksinuar në Gjermani por që efektshmëria bien brenda 10 ditësh.

Dy raste të tjera me dy doza koronavaks

Po sëmuren të rinjtë

Një shqetësim që u shpreh në konferencën me gazetarët është fakti se ndryshe nga virusi covid 19, tani janë më shumë të rinjtë që po kërkojnë kujdes spitalor.


"Ajo që ka rëndësi këtu dhe është për tu theksuar asnjë nga rastet që ka qenë të vaksinuar nuk kanë pasur nevojë për kujdes spitalor”
u shpreh zonja Bino.

Ajo që vihet re në botë është se në spitalet po rritet numri i të rinjve që ka nevojë për kujdes spitalor prandaj nënvizohet ndërgjegjësimi i vaksinimit mes të rinjve. 

"Nga shërbimi infektiv është konfimuar se ka raste tek te rinjtë. Prandaj duhet promovuar vaksinimi"

A duhen bërë testet anticorpe?

"Shumë qytetarë rendin për të bërë testin e anticorpeve. Nuk sugjerohet" tha zonj Bino.