Aksident në aksin Milot-Rrëshen, lëndohet dy pasagjeret

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Milot-Rrëshen.

Një mjet tip "Ford" është përplasur me mjetin tip "Renault" dhe për pasojë janë dëmtuar 2 pasagjere të cilat janë dërguar në spitalin e Lezhës.

''Në aksin rrugor Milot-Rrëshen, mjeti tip "Ford " me drejtues shtetasin P.Ll., është përplasur me mjetin tip "Renault " me drejtues shtetasin I.M.,  ku për pasojë kanë marrë dëmtime 2 shtetase, të cilat ndodheshin pasagjere dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë. Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.'' - njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.