Të vaksinuar me dy doza të Pfizer, dy raste me Delta nga Pogradeci kthehen mbrapsht në Kapshticë
Identifikohen dy raste të dyshuara me versionin Delta. Bëhet fjalë për një familje në një fshat të Pogradecit.
Ata janë kthyer pas në doganën e Kapshticës pasi kanë bërë Rapid Testin në palën greke.
Burimet theksojnë se rastet e dyshuar me variantin Delta kanë qenë të vaksinuar me 2 doza të Pfizer.
Është bërë karantinimi i personave të dyshuar dhe kontaktet e tyre dhe pritet përgjigja nga Ministria e Shëndetësisë.
Në Shqipëri janë konfirmuar 21 raste infeksioni me koronavirus variantin Delta.Nga këto 13 kanë shkaktuar vatra familjare që tregon se ka infektueshmëri të lartë.
Në spitalin Covid 1 ndodhen të shtruar 9 pacientë të cilët janë të infektuar me varianin Delta të koronavirusit. Pacientët që u është dashur të marrin kujdes spitalor nuk kanë qenë të vaksinuar.
