Nga 21 rastet me Delta në Shqipëri, 8 janë të importuara nga jashtë. Ja shtetet
Në 21 rastet e konfirmuara pozitive për variantin Delta në Shqipëri, 8 raste janë turistë të huaj, tha shefja e Departamentit të Epidemiologjisë, Silva Bino.
Ndërkohë 13 raste të tjera janë vatra familjare.
Bino: Dy raste nga Mbretëria e Bashkuar, dy raste nga Gjermania, 1 rast nga Çekia, një rast nga Spanja, një rast nga Maqedonia e Veriut dhe një rast nga Pakistani. Një rast nga Pakistani ka qenë pa shenja klinike, si kuadër e një depistimi.Këta kanë qenë në këtë grup që është dërguar në Berlin.
Në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, drejtorja e IShP, Albana Fico, nënvizopi se sërish numri i importuar nga jashtë është i papërfillshëm kundrejt 13 rasteve të konfirmuara brenda vendit, pacientë që nuk kanë asnjë lidhje me udhëtimet.
Fico: Në 38% e kemi nga ky grupim, në 62% të rasteve moshat 16-77 vjeç nuk kanë lidhje me udhëtime jashtë vendit, është thjesht qarkullim brenda në Shqipëri. Problemi duket që në momentin kemi prezencë të Deltës dhe shumicvën në këtë parti monstrash 62% e kemi brenda vendit, është e domosdoshme të theksojmë që msat duhet të rimerren me shumë seriozitet.
Bino: Nga këto raste, 13 janë që kanë shkaktuar vatra familjare. Tregon se kemi infektueshmëri të lartë.
Problemi i mbajtjes së maskave në ambjente të mbyllura ku ka grumbullime njerezish si supermarkete apo lokale u kthye edhe njëherë në qendër të diskutimit.
Bino tha se Komiteti nuk e ka hequr këtë masë por janë qytetarët dhe bizneset që nuke zbatojnë.
Bino: Mbajtja e maskave në mjedise të mbyllura, sidomos supermakete ku ka grumbullime njerëzish në mjedise të mbyllura është e domosdoshme. Komiteti nuk i ka relaksuar këto masa, njerëzit nuk i zbatojnë, lokalet nuk zbatojnë, supermarketet nuk i zbatojnë. Të ketë përgjegjshmëri më të madhe nga qytetarët dhe pronarët e supermaketeve. Dy rrugë kemi, vaksinimin dhe ruajtjen e këtyre masave, të cilat janë të bëshme.
Fico: Për maskat është e vërtetë që ka qenë rekomandim i përsëritur i Komitetit dhe ka dhe një akt normativ. Jemi munduar dhe e kemi bërë me bindje se nuk mund të vësh pas çdo qytetari një polic dhe nuk mund të zgjidhësh problemin vetëm duke vënë gjoba.
Rakacolli: Situata e re epidemiologjike nuk na imponon masa të tjera kufizuese përveç këtyre që kemi, që mendojmë se do ta kontrollojnë situatën. Nëse do të ketë ndryshime do të përshtaten dhe këto masa.

