Dogjën materialet zgjedhore në vitin 2019, Gjykata e Matit jep vendimin për protestuesit

Ndërkohë që çështja e zjedhjeve të 30 Qershorit, është në proces  në gjykatën Kushtetuese. Gjykata e Matit ka dënuar 14 persona të akuzuar shkatërrim të materialeve elektorale. 4 persona janë dënuar me punë në komunitet, 6 me shërbim prove dhe 4 të tjerë me burg. Partia Demokratike e ka quajtur vendimin të motivuar politikisht.

2 vite pas zgjedhjeve lokale të 30 qershorit të 2019, Gjykata e Matit ka dhënë vendimin për 14 persona të akuzuar për prishje të materialeve zgjedhore në KZAZ 16 dhe 17.

Të hënën gjykata dënoi 4 persona me punë në komunitet dhe 6 të tjerë me shërbim prove nga 2 deri në 4 vite.

Nuk kanë munguar edhe dënimet më të rënda. Haki.L Adriatik.L, Edmond. L dhe Azbi. K janë dënuar nga 6 deri në 2 vite e gjysmë burg.

Kryetari i Partisë Demokratike Mat, Arjan Lika, e cilësoi këtë vendim si të padrejtë dhe të motivuar politikisht. Ai tha se do ti drejtohet Apelit me argumentin se protesta ishte e drejtë qytetare.

“Ky është një vendim i eksagjruar, ne do ta apelojmë vendimin si Parti Demokratike"- tha ai. 

Në  30 Qershor të vitit 2019 mbështetës të Partisë Demokratike protestuan në të gjithë vendin kundër zgjedhjeve të 30 qeshorit në të cilat opozita e udhëhequr nga PD refuzoi të merrte pjesë.

Gjykata e Matit e jep nje vendim të tillë,  ndërsa çështja  e vlefshmërisë së zgjedhjeve të 30 Qershorit  edhe në Kushtetuese, institucion që pret rekomandimet e Komisionit te Venecias i cili pritet të jap një opinion ne tetor.

Po ashtu i njëjti skenar iu ndoq edhe ndaj kryebashkiakut te Vaut te Dejes Zef Hila, i cili u shkarkua nga detyra me akuzën e djegies së materialeve zgjedhore.

Për shkak të procedurave të ndjekura edhe ky vendim u rrëzua nga Gjykata kushtetuese me 5 korrik.