Pogradec, e reja lyhet me benzinë dhe i vë zjarrin vetes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Korrik 2021, 12:25
Një 30-vjeçare vetëdigjet me benzinë në fshatin Kalivaç, njësia administrative Trebinjë në Pogradec.
Sipas të dhënave paraprake e reja Doloreza.H është në gjendje të rëndë pasi ka pësuar djegie të shkallës së 3-të dhe pritet nisja e saj me helikopter drejt Tiranës.
Paraprakisht dyshohet ngjarja të ketë ndodhur për shkak se ajo vuante nga depresioni.

