Trafik i rënduar nga autostrada e Durrësit te mbikalimi në Fushë-Krujë, mjetet në radhë kilometrike

Lëvizjes e shumta për shkak të sezonit turistik kanë krijuar radhë të gjata nga autostrada e Durrësit deri te mbikalimi në Fushë-Krujë.

Ndërkohë, në disa pjesë të rrugës, qarkullimi i automjeteve është bllokuar totalisht ose vazhdon shumë ngadalë.

Radhë e makinave kanë shkuar disa kilometra, ndërsa shoferët dhe pasagjerët e automjeteve u duhet të durojnë edhe temperaturat e larta të këtij fundkorriku.

Në terren shihen edhe punonjës policie të cilët po koordinojnë lëvizjen e mjeteve dhe po mundohet që të lehtësojnë trafikun e rënduar.

Ky aks rrugor është ndër më të ngarkuarit në vend sa i takon qarkullimit të makinave dhe shpeshherë ardhja e sezonit turistik krijon situata të tilla.