Aksident në Shijak, “Volkswageni” përplaset me motomjetin për invalid, plagoset drejtuesi

Një invalid mbeti i plagosur në një aksident rrugor mëngjesin e sotëm në Maminas.

Ngjarja ka ndodhur në orën 09:30, ku shtetasi G. Gj., duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” është përplasur me një motomjet për invalid që drejtohej nga shtetasi M. V., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit shtetasi G. Gj., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.