Tentoi të vrasë 38-vjeçarin një vit më parë, arrestohet vlonjati me dy identitete
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Korrik 2021, 10:14
Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 32-vjeçar, i shpallur në kërkim, për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
I arrestuari është Rodrigo Shemsho alias Juxhin Orhan, banues në Vlorë.
Policia sqaron se i riu më 13 dhjetor të 2020, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin B. A., 38 vjeç, banues në Vlorë.
Më parë në lidhje me këtë ngjarje është vënë në pranga shtetasi Klodjan Memokondaj, 47 vjeç, për veprën penale “Moskallzimi i krimit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

