Dyndje drejt plazheve, radhë të gjata automjetesh në aksin Milot-Balldre

Rrugët e qarkut të Lezhës po përballen me fluks të jashtëzakonshëm mjetesh në këtë periudhë vere.

Fillimi i javës ka nisur me trafik të rënduar, ndërsa situata më problematike paraqitet në segmentin Milot-Balldre.

Dyndja e qytetareve drejt plazheve ka krijuar bllokim qarkullimi në këtë aks rrugor.

Kjo situatë pritet të shoqerojë rrugët e qarkut të Lezhës gjatë gjithë sezonit turistik.